I postojnë një foto pa djeninë e saj, ja sa është fryrë barku i Amit nga shtatzënia
Amarda Toska është në pritje të ëmbël, por megjithë dëshirën tonë të madhe për ta parë si duket gjatë këtyre muajve, fotot e plota kanë qenë shumë të pakta.

Është e qartë që të ishte për Amin, nuk do merrnim vesh asgjë. Lajmin e dha Ermali, më pas u publikua një foto kur Nora Istrefi ishte me ta.

Më pas kanë qenë vetëm foto të pjesshme, por tani, bashkëpunëtorët e programit "Lufta e nuseve" kanë postuar një foto nga një ditë pushimi në borë, ku shohim dhe Amin.

Me pulovër e xhup, që, si për të na përmbushur dëshirën, e ka lënë hapur, ne shohim rrumbullakosjen e barkut, por dhe të linjave.

Ami lind pas pak muajsh dhe fotot i kemi pasur vërtet të pakta. Asnjëherë të postuara nga ajo vetë, por miqtë për këtë duhen. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori