I përfshirë edhe Fero, plagoset menaxheri i "On Records" (FOTO LAJM)

Para pak çastesh ka ndodhur një plagosje në Prishtinë ku ishte i përfshirë grupi i reperit Fero.

Siç bëm me dije policia i plagosur menaxheri i "On Records", Met Elshani.

Mes grupeve ka patur një përplasje fizike që ka çuar deri në nxjerrjen e armëve duke lënë edhe një të plagosur, shkruan Albeu.com.

Përplasja ka ndodhur për rrethana ende të paqrta, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

"Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

o M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole)", bën me dije policia.

Personat e arrestuar

o Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

o L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori