I pëlqen vampirët
Aktores Michelle Pfeiffer i pëlqen shumë pamja e vampirëve. Për këtë arsye ajo vendosi të interpretonte në filmin e Tim Burton me titull ‘Dark Shadows së bashku me aktorët Johnny Depp dhe Chloe Grace Moretz.

Filmi do të jetë një “remake” i veprës së viteve ’60 dhe Pfeiffer ka qenë gjithashtu një fanse e këti seriali.

“Janë vampirët e parë që mbaj mend dhe kanë qenë shumë seksi. Isha e vogël, por më frymëzonin shumë”, thekson aktorja e famshme.

Pfeiffer zbuloi se në fakt ka qenë ajo që ka kontaktuar fillimisht me regjisorin e filmit për t’i thënë se është e disponueshme për rolin.

“I jam ofruar regjizorëve vetëm një herë gjatë gjithë karrierës sime, por këtë rol e doja shumë”, shton 54-vjeçarja.






Shtuar më 02/05/2012, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori