Donald Trump para gjyqit, mbështetësit e tij gjejnë mënyrën se si të bëjnë para

Ndërkohë që ish-presidenti Donald Trump po përballet në sallën e gjyqit me akuza penale, në atë që është konsideruar si një nga ngjarjet me paprecedenta në historinë e drejtësisë amerikane, mbështetësit e tij kanë menduar të “përfitojnë” nga situata për të mbledhur fonde në lidhje me fushatën zgjedhore presidenciale, post për të cilin Trump synon të kandidojë.

Ekipi për mbledhjen e fondeve të fushatës së ish-presidentit u ka dërguar një e-mail mbështetësve ku kanë deklaruar se kërkojnë një donacion minimal prej 47 dollarësh, për të përfituar një bluzë ku shkruhet “I pafajshëm” dhe ku është stampuar fotoja e ish-presidentit.

Një ndihmës i fushatës “Trump 2024” ka thënë më parë se ata kanë mbledhur 7 milionë dollarë pas aktakuzës së tij.


Shtuar 4.04.2023 21:36