I ofroi 100 milionë euro për 1 natë, i hidhur "thumbi" që lëshoi miku i Noizyt ndaj Encës (FOTO LAJM)

Sherri i bujshëm midis Encës dhe Noizyt u përfol gjatë në mediat rozë dhe vazhdon ende të ketë interes të madh.

Edhe djemtë e labelit OTR janë përfshirë në sherr, natyrisht duke mbështetur mikun e tyre Noizyn.

Këtë radhë ka qenë Don Vidi, një prej pjesëtarëve të grupit që ka rënë në në sy me një gjest të tijin në Instagram.

Ai ka shkruar në bio-n e profilit të tij “Selfmade” shprehjen që Enca e përdorte ndaj Noizyt për të treguar se ajo ishte një artiste që kishte arritur majat me forcat e saj.

Por këtë shprehje, Don Vidi e ka shoqëruar me një emoji me gishtin e mesit dhe një fytyrë derri.

Kujtojmë se pak kohë më parë ai i komentoi Encës në një video live ku i ofronte 100 milionë euro për një natë duke u tallur kështu me artisten për deklaratën e saj.
Shtuar më 01/11/2018, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori