I nxorrën foton demaskuese, vajza e Majlinda Bregut reagon ashpër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vajza e politikanes Majlinda Bregu e cila shquhet për bukurinë dhe linjat perfekte, Kejda është bërë një nga vajzat më të komentuara në media dhe ka tërhequr shpeshherë vëmendjen.

Por ditën e djeshme VIp-at e Bllokut ka nxjerrë një fotografi ku Kejda duket ndryshe nga sot: Buzë më të plota dhe hundë më e formësuar.

Ama Kejda si ka lënë me kaq këto akuza por i është përgjigjur të gjithëve.

"Nuk e kuptoj pse duhet të shoh emrin tim në tituj portalesh për të tilla lajme që nuk i hyjnë askujt në xhep, por në një farë mënyre e kuptoj injorancën dhe dëshirën e ca shqiptarëve palaço për të komentuar dhe nxjerr mllef për këdo. Pavarësisht se mendoj se ky popull ka halle më të mëdha se të zgjidhin a i kam fryrë unë buzët apo a e kam zvogëluar hundën...Faqes në fjalë "Vipat e bllokut" dhe portaleve që merren me të tilla lajme i them se unë nuk e konsideroj veten VIP, dhe s'kam bërë asgjë për të qenë e tillë. Nuk merrem me muzikë, televizion dhe s'jam në konkurs për t'i zënë vendin asnjërës, as për pamje, as për punë. Më vjen mirë që asnjëherë s'pranova të jem pjesë e sipërfaqësores ku ju jetoni! Tung!" /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2018, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori