I ngacmonjë burrin në Instgram, Almeda Abazi i jep përgjigjen epike (FOTO LAJM)

Tolgahan Sayisman është ndër aktorët turq më të pëlqyer të momentit.

Falë roleve të tij të suksesshëm, ai ka krijuar fansa në shumë shtete të botës dhe gjithmonë ka rënë në sy për pamjen e tij.

Duke qenë se është mjaft simpatik ai është kthyer në ëndrrën e shumë vajzave megjithatë fatin për ta pasur pranë për gjithë jetën e ka bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory disa përgjigje për fansat e saj dhe njëra që lidhet me bashkëshortin është më epikja.

Një fanse nuk ka humbur mundësinë t’i tregojë modeles shqiptare se ëndrra e saj më e madhe është të martohet me Tolgahan.

Almeda i ka marrë me sportivitet fjalët e fanses dhe i ka kthyer asaj një përgjigje epike.

“Më fal”, shkruan Almeda për t’i treguar që ai tani është i zënë dhe për më tepër është edhe baba.

Tre muaj më parë Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të parë të një vogëlushi të quajtur Efehan.
Shtuar më 04/08/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori