I mori vendin e punës, moderatorja habit me deklaratën për kolegen
E ftuar në NRG Radio, moderatorja Anila Çela u pyet se ç’notë do t’i vinte Evi Reçit si prezantuese pasi i mori emisionin.

“Sipas meje, Evi është tek shtata. Ajo e di, ne jemi afër. Kemi qenë bashkë gjatë kohës së provave. Këshilla ime: të jetë sa më e thjeshtë dhe të jetë ajo që është. Kur përpiqemi të jemi dikush tjetër, na rrëshkasin gjërat nga duart.”

Anila Çela do të drejtojë “Nga e para”, një version shqiptar i Extreme Makeover: Home Edition.

“Nga e para” u transmetua shtatë vite më parë nën moderimin e Valbona Selimllarit. Ekipi i arkitektëve transformonte tërësisht shtëpi të rrënuara të familjeve në nevojë, gjithçka në vetëm në shtatë ditë.
Shtuar më 15/02/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori