I mbyllur në karantinë, Greg Rama tregon gjënë më të vështirë (FOTO LAJM)

Prej më shumë se dy javësh, vendi është izoluar si pasojë e përhapjes së Covid-19. Kryeministri Edi Rama në daljet e tij të përditshme ka paralajmëruar një sërë masash, ndërsa nga e hëna njerëzit do të dalin vetëm me autorizim për të blerë ushqimet.

Edhe vetë kryeministri dhe familja e tij janë mbyllurshtëpi në këtë periudhë. Djali i tij i madh, Greg Rama duket se po e përjeton këtë situatë.

"Ndonjëherë asgjëja është gjëja më e vështirë për t’u bërë", ka shkruar djali i kryeministrit në Instagram. Ai duket se ka një tjetër mision tashmë, për të bërë më shumë piktura, duke qenë se ka edhe mjaft kohë në shtëpi.
Shtuar më 29/03/2020, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori