I mbajti të gjitha fshehur, fejohet Adrian Haxha?
Këngëtari i njohur Adrian Gaxha është përfolur për një lidhje dashurie me një vajzë të cilën e ka prezantuar edhe me familjen e tij.

Së fundmi ‘Prive’ ka zbuluar se Gaxha ka organizuar fejesën me të dashurën e tij, por ajo është shtyrë për shkak të pandemisë.

Aktualisht Adriani është i përfshirë në biznes dhe është shkëputur nga muzika për të shijuar plotësisht lidhjen e tij të dashurisë, që pritet ta kurorëzojë shumë shpejt në fejesë.

Kujtojmë se këngëtari është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes së mediave lidhjen e tij të dashurisë, duke u treguar mjaft i kujdesshëm prej disa muajsh edhe në daljet publike.

Shtuar më 04/10/2020, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori