E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Mamaja e dragonjve: I lutesha mjekëve të më linin të vdisja
Aktorja protagoniste e “Game of Thrones”, Emilia Clarke, ka treguar për The New Yorker se është prekur nga një aneurizëm – zgjerim i aortës – i cili ka rezultuar me rrezik për jetën.

Aktorja, e cila luan Daenerys Targaryen në serial, iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirugjikale në tru dhe më pas u përball me probleme me ankthin dhe atak paniku.

Clarke pësoi aneurizmin e parë në vitin 2011. Pas disa ushtrimeve fizike, ajo u rrëzua në tualet si pasojë e dhimbjeve therëse.

Mjekët e diagnostikuan me hemorragji subarachnoid (SAH) – që shkaktohet si pasojë e gjakderdhjes në hapësirën që rrethon trurin – nga e cila një e treta e të sëmurëve vdesin menjëherë.

Pas operacionit, pësoi afazi – dëmtim i aparatit folës, që ndikon në aftësinë për të lexuar dhe shkruar si pasojë e dëmtimit të trurit. Asokohe, aktorja mendoi se nuk do të komunikonte më kurrë se dhe karriera e saj ishte shkatërruar.

“Në momentet më të këqija, kam dashur të heq oksigjenin. I lutesha mjekëve të më linin të vdisja.”

Për fat të mirë, ajo ia doli që të rikthehej në xhirimet e sezonit të dytë të “Game of Thrones” (2012), por theksoi se “ishte në një gjendje të zymtë, ndihej e dobët dhe mendonte se do të vdiste.”

Në vitin 2013, iu nënshtrua sërish një ndërhyrjeje në tru si pasojë e një aneurizmi të dytë.

Ndërhyrja e dytë ishte shumë herë më e rrezikshme pasi kafka duhej të hapej.

“Ishte më e tmerrshme se çdo luftë që Daenerys ka përjetuar."

(Shën.red. Daenerys Targaryen është një nga protagonistet e “Game of Thrones”, e cila në adoleshencën e saj shitet nga i vëllai tek fisi i egër Dothraki, pasi familja Targaryen ishte shuar e gjitha dhe nuk sundonte më në fron. Pas një sërë peripecish, që nisin nga përdhunimi e deri tek vdekja e bashkëshortit dhe djalit, Daenerys nis betejën për Fronin e Hekurt).

Në vijim, aktorja shprehet se “është e shëruar njëqind përqind” dhe situata e ndihmoi për të themeluar një organizatë që mbështet njerëzit që vuajnë nga dëmtimet në tru.
Shtuar më 22/03/2019, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori