"I lodhur, aspak komod", Xhani Shqerra rrëfen eksperiencat në vilat e pasanikëve (FOTO LAJM)

Xhani Shqerra është padyshim shumë i suksesshëm në atë që bën. Gazetari modern i televizioneve shqiptare është shumë i ndjekur përmes emsionit që moderon në “Klan Plus”. Përmes ‘Bel Bondo’, Xhani ka patur mundesinë të hyjë në shtëpitë e shumëkujt, e të shohë nga afër luksin e atyre që jetojnë si në përrallë.

Megjithatë moderatori ka treguar se kjo gjë nuk e bën të ndjehet komod. Ai tregon se luksi i tepërt e lodh dhe ditën tjetër dëshiron të largohet që aty. Me karakterin e sinqertë që e karakterizon, ai ka treguar se nuk duhet harruar prejardhja.

“Të tregohem i sinqertë luksin e tepërt nuk e pëlqej. Vjen dita e dytë dhe ndjehem i lodhur, aspak komod. Të mos harrojmë se jemi lindur e rritur në një vend të vogël e të varfër. Sado të përpiqemi, nuk jemi ende gati për të jetuar në ato ujëra”,-tha Xhani në një intervistë për “Panorama Plus”.




Shtuar më 10/10/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori