I lidhur me Vildane Zenelin?Jon Gjebrea u jep fund gjithë thashethemeve (FOTO LAJM)

Vildane Zeneli dhe Jon Gjebrea po përfliten prej muajsh për një lidhje dashurie me njëri-tjetrin. Në mediat rozë është shkruar se ata të dy janë takuar bashkë shpesh në New York e këtë gjë e kanë treguar dhe vetë ata përmes postimeve në rrjete sociale.

Si fillim dyshimet për një lidhje mes tyre nisën për shkak edhe të komenteve që bënin me njëri-tjetrin në Instagram, që jo detyrimisht tregonin se ata kishin diçka më shumë se miqësi.

Ditën e djeshme lajmet për një lidhje mes tyre u përhapën akoma dhe më tepër e për këtë arsye Joni dhe Vildania janë detyruar të shpjegojnë publikisht se si qëndron e vërteta.

Joni ka treguar se me modelen e famshme njihet prej shumë vitesh dhe se janë miq të mirë me njëri-tjetrin. Ai është shprehur se bashkë janë takuar në New York vetëm për punë dhe ashtu siç takohen miqtë me njëri-tjetrin për të drekuar bashkë.

“Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanen njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq. Vizita ime në New York ka qenë për takime pune dhe ashtu siç bëjnë miqtë takohen me njëri-tjetrin për të drekuar”, ka shkruar Joni në reagimin e tij.

Këtë reagim e ka publikuar edhe Vildania, e cila ka shtuar se këto lajme për një lidhje mes tyre kanë kaluar të gjitha limitet dhe kanë ndikuar shumë tek ata të dy.

“Për fat të keq njerëzave të njohur ju ngjiten pas shumë të pavërteta të cilat kalojnë limitin dhe ndikojnë tek ne. Jon Gjebrea faleminderit për këtë shpjegim dhe më vjen keq që na u desh të sqarojmë shoqërinë tonë 10-vjeçare”, shkruan Vildane Zeneli. /iconstyle
Shtuar më 25/01/2021, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori