Ajo vendosi që ta lërë Shqipërinë dhe të vendoset në Paris për të jetuar. Kjo ka qenë arsyeja pse ajo prej kohësh i mungonte muzikës me ndonjë produksion të ri. Madje edhe në rrjete sociale kësaj periudhe, Besa Kokëdhima nuk ka qenë shumë aktive, por në një
postim të bërë dje duket se i ka bërë disa gjera të qarta. Ajo ka
publikuar një foto shoqëruar me një
postim ku shkruan:
“Ju dua djema, dhe nuk ka gjë, por është e çuditshme se si ju përdorni titullin e
albumit tim për fundvit #TiJeFestaIme i
publikuar për çdo vit, që prej 2014 –s. Një njohje autorësie do të ishte mjaft e këndshme”,-shkruan ajo. Në sfond gjendet logoja e emisionit me të njëjtin emër si titulli i
albumit të saj “Ti je festa ime”. Bëhet fjalë pikërisht për emisionin e fundvitit në RTSH. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018,
ora 22:50