10 mijë aplikime në Universitete në 48 orë, kush është dega më e kërkuar

Nga data 29 korrik ka nisur aplikimi për në universitete. Maturantët do të kenë mundësi të aplikojnë online deri më datë 3 gusht, në portalin U-Albania për të fituar vendin në universitetin ku duan të ndjekin studimet e larta për vitin akademik 2023-2024.

“Ecuria është e mirë ka mbi 10 mijë maturantë që e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Janë rreth 20 mijë maturantë që kanë shprehur dëshirën për të kryer studimet. Fakulteti i Mjekësisë kaq rreth 4600 aplikimet në të gjitha programet”- tha Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik shqiptar.

Në dispozicion të maturantëve janë mbi 32 mijë kuota. Dega e Mjekësisë e përgjithshme ka 465 kuota, prej të cilave 400 janë për maturantët brenda vendit dhe 65 për maturantët nga trojet, Medvegja, Preshevë dhe Bujanovc.

“Këtë vit kemi vetëm dy raunde, do të ketë një fazë tjetër, një raund më i shkurtër vetëm 3 ditë”- tha Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik shqiptar.

 


Shtuar 31.07.2023 18:27