I ftuari surprizon Çanin, i bën dhuratën e paparë (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin "Zonë e Lirë" kanë qenë kasti i aktorëve të serialit "Lokomotiva" dhe autori i saj, Ermal Qori.

Gjatë intervistës, Ermali i ka dhuruar Çanit një derrkuc lodër, meqë ai ka derrkucin "Osho" që e mban çdo emision në studio.

Seriali Lokomotiva, një prodhim “bio” me autor Ermal Qori, vjen për publikun shqiptar nga një grup të rinjsh tepër të talentuar që “guxojnë” të thyejnë monotoninë e realitetit.

Premiera e serialit do të jetë më 16 janar në Tiranë ndërsa do të vazhdojë shfaqjen e tij në datat 17, 18, dhe 19 Janar në Kinema Agimi.

Në bashkpunim me bashkitë vendore, serialiLokomotiva ” do të vazhdojë rrugëtimin në rrethe pas datës 20 Janar .Një serial që nuk duhet humbur ,i krijuar nga të rinjtë për të gjithë grupmoshat./albeu.com

Shtuar më 11/01/2020, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori