"I ftuari special", Krenari nuk mund të mungonte në super ditëlindjen e Luanës (VIDEO)
Ditën e sotme, moderatorja Luana Vjollca ka festuar 28-vjetorin e saj të lindjes.

Disa orë më parë ajo i surprizoi të gjithë me publikimin e këngës më të re të titulluar “Ti amo”, ndërsa së fundmi ka organizuar një super festë ditëlindjeje.

Ajo është mbledhur me të afërm, miq e kolegë për të festuar ditën speciale dhe sigurisht që krah saj s’mund të mungonte partneri, Krenar Çoçaj.

Këngëtarja Fifi ka ndarë me ndjekësit video nga festa, ku dallohet qartë edhe Krenari.

Teksa Fifi filmon Luanën, Krenari shfaqet pas saj në video, teksa i hedh një vështrim partneres.

Më tej, Fifi ka vazhduar të ndajë momente nga super festa e ditëlindjes, të cilën duket se Luana e ka shijuar në maksimum.

Për më tepër, shihni videot.



Shtuar më 03/09/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori