I dolën fotot nudo, “Missi” rrezikon kurorën
Pëlqej
Pak ditë më parë, Carlotta Maggiorana u shpall “Miss Italia”, ku rrëmbeu kurorën e më të bukurës mes vajzave konkurrente. Por mesa duket lumturia e saj nuk do të zgjasë shumë.

Prestigjiozja “Oggi” ka publikuar disa foto nudo të bukuroshes italiane, të cilat bien ndesh me rregulloren e kompeticionit të bukurisë, “Miss Italia”.

Nga fotot e publikuara ku shfaqet e mbuluar nga flokët e saj dhe gjethe palme, Carlotta rrezikon të humbasë titullin. Fotografitë të cilat janë realizuar në vitin 2015, kanë hapur polemika të mëdha në ueb shkruan panoramaplus.

Shumë persona janë në mbështetje të Carlotta-s dhe të tjerë që shprehen se çmimin e meriton Fiorenza D’Antonio, e cila u klasifikua e dyta.
Shtuar më 21/09/2018, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori