I dhanë fund lidhjes papritur, Young Zerka flet më në fund për Ronelën
Disa ditë më parë, në media u përhap lajmi se këngëtarja Ronela Hajati dhe Young Zerka i kishin dhënë fund lidhjes disavjeçare dhe ky i fundit nuk e ndiqte më Ronelën në ‘Instagram’. Dyshja nuk reagoi lidhur me këto lajme, mirëpo së fundmi Zerka ka vendosur të thyej heshtjen.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Prive”, Young Zerka ka folur për projektin e ri muzikor, por edhe për jetën private ku ka thënë dhe dy fjalë për ish të dashurën e tij Ronelën.

”Ideja është se kurrë nuk kam dashur të përdor këtë imazhin e tillë që do jem i lidhur dhe do bëj pak zhurmë, plus nuk kam dashur t’ia prish shkëlqimin këtyre artistave të tjerë që bëjnë këtë zhurmën me të dashurën. Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, po e shihni, po vij me gjëra të reja, shumë ndryshe.”

Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që no-comment. Vazhdojmë te kënga e radhës”, ka përfunduar këngëtari duke konfirmuar kështu lajmin e ndarjes.
Shtuar më 17/03/2019, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori