I dha fund lidhjes, Tuba Buyukustun nis romancën me aktorin 9 vite më të ri (FOTO LAJM)
Aktorja e famshme turke,
Tuba Buyukustun, ka gjetur dashurinë e saj më të re, sipas mediave turke. Thuhet se
aktorja ka nisur një romancë me kolegun e saj, Ekin Mert
Daymaz, të cilin e ka njohur nga disa miq të përbashkët.
Sipas “Haberler”,
aktorja bukuroshe prej një muaji po frekuentohet me
Daymaz, i cili është 9 vjet më i ri se ajo. Mediat raportojnë se
aktorja është kujdesur ta mbajë larg vëmendjes mediatike lidhjen e saj, por paparacët e kanë kapur çiftin së bashku në Bagdat Caddesi, një zonë periferike e Stambollit. Madje ata të dy nuk e ndjekin në rrjete sociale njëri-tjetrin, që njerëzve të mos ju lindin dyshime.
Në muajin korrik
Tuba i dha fund marrëdhënies së saj me producentin Umut Evirgen. Ndërsa
Daymaz, që thuhet se është i dashuri i saj i ri, ka pasur histori dashurie me Hande Erçel, Eliz Sakuçoglu, Melisa Döngel dhe Simay Barlas.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 16:48