E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
I dërgoi mesazh babait të fëmijës së saj, përgjigjja i ndryshoi jetën vajzës
“Përshëndetje! Jam Abbie! Jam shtatzënë dhe ti je i vetmi mashkull që kam fjetur në muajt e fundit. Fëmijë është i yti. Mund të më telefonosh apo të më kthesh një mesazh që të flasim për këtë”.

Kështu e nis mesazhin e saj një e re britanike, e bindur se po ja dërgonte Aidanit, personi që ajo vetë është e bindur që është babai i fëmijës.

Por, mesazhi jo vetëm që nuk përfundoi tek Aidan, por u shpërnda në rrjet. Abbie i kishte dërguar mesazh numrit të gabuar dhe nga ana tjetër ishte Sophie, një tjetër vajzë.

Këmbëngulja e Sophies duke i thënë se po i shkruan numrit të gabuar nuk ishte bindëse për Abbien shtatzënë, që kërkon me ngulm të flasë më Aidan, që e akuzon se po u ikën përgjegjësive si babai i fëmijës së ardhshëm që ajo pret.

Të gjithë aventurën e vet, Sophie e ka treguar përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ku nuk kursen ironinë.

“Mirëmëngjesi të gjithëve! Për të gjithë Aidanët, njëri prej jush do të bëhet baba!”, thotë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori