“Folëm për 2000 euro, por…”, zbulohen kontratat dhe mesazhet mes vajzave dhe agjencive që i joshnin për të punuar si eskorta në Arabi

Gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 janë publikuar pamje të kontratave dhe bisedave që kanë pasur vajzat shqiptare të cilat kanë aplikuar për punë si stjuardesa apo kamariere në agjencinë që i dërgonte në Arabi për të punuar si eskorta.

Gjatë bisedave vajzat kanë shfaqur pakënaqësi kur u është paraqitur kontrata nga kompania e cila ka qenë ndryshe nga çka u ishte premtuar.

Sakaq, kontratat që u janë dhënë nuk përfshinin detaje të akomodimit apo pagës dhe sipas dëshmisë së vajzave nuk garantonin siguri dhe ishin shumë të përgjithshme.

Gjithashtu vajzave u është kërkuar të paguajnë një tarifë prej 1000 eurosh për të nisur punën, ku agjencia shqiptare siç duket edhe nga pamjet ka ofruar mundësinë e pagesës me këste.


Shtuar 9.10.2022 15:54