Trafikantët shqiptarë në Amerikën e Jugut, Dumani dhe Kraja vendosin kontakte me prokurorët e EUROJUST dhe EUROPOL

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dhe shefi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Arben Kraja kanë marrë pjesë në një takim koordinativ në Buenos Aires, të organizuar nga Rrjeti kundër Drogës i Prokurorëve të Amerikës së Jugut, EUROJUST dhe EUROPOL.

Dumani dhe Kraja morën pjesë në këtë takim për të vendosur kontakte me prokurorët e Eurojust dhe EUROPOL me qëllim luftën kundër trfikntëve shqiptarë në Amerikësn e Jugut.

Qëllimi i organizimit të takimit ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve të Amerikës së Jugut dhe Europës, nëpërmjet vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta, krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore (JIT), përdorimi i metodave speciale të hetimit, me synim goditjen e organizatave dhe rrjeteve ndërkombëtare me risk të lartë të krimit të organizuar qe merren me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të SPAK në këtë takim u mundësua nga projekti “Lufta kundër krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor”-IPA 2019. SPAK ka prioritet luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në këto kushte pjesëmarrja në këtë takim ishte e një rëndësie të veçantë dhe shumë produktive./albeu.com/