I burgosuri më seksi në botë në lidhje me vajzën e miliarderit (FOTO LAJM)

Jeremy Meeks u bë i njohur në të gjithë botën si i burgosuri më seksi dhe bëri namin në rrjetet sociale.

Por ai tani ka zënë të dashur.

Jeremy është një burrë i martuar me dy fëmijë por duket se kjo gjë nuk e pengon aspak të shijojë një romancë me një nga vajzat më të pasura në botë.

Bëhet fjalë për Chloe Green, vajzën e miliarderit Sir Philip Green i cili ka në pronësi një perandori të tërë shitjesh siç është TopSHop, Dorothy Perkins e Burtons.

Trashëgimtarja e gjithë këtyre pasurive është fotografuar nga paparacët duke shkëmbyer puthje pasionante në një jaht me “keqbërësin më seksi të botës”, në brigjet e Turqisë.

Duket se pas lirimit nga burgu, Jeremy u bë jo vetëm i famshëm por kështu siç e ka nisur, jeta e tij mund të quhet një histori suksesi; nga njeri i thjeshtë, në i burgosur, e më vonë në partnerin e vajzës së miliarderit. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori