Real Madrid dëshiron të rikthejë yllin e Milanit në Spanjë

Real Madrid vazhdon të ndjekë Brahim Diaz.

Mesfushori sulmues kishte mbërritur në Milano në një huazim dy vjeçar pa asnjë opsion riblerje nga kuqezinjtë dhe “Los Blancos”, mund ta kthejë atë në ekip sezonin e ardhshëm.

Brahim Diaz ka spikatur me performancën e tij të mirë me ekipin kampion të Italisë dhe spanjollët duan të përfitojnë nga kjo mundësi për të përforcuar akoma edhe më shumë repartin e mesfushës./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.10.2022 09:16