U vra nga ish-burri i partneres, daja i të riut: Gabimi i tij ishte që dashuroi, të na kthejnë trupin sa më parë në Shqipëri

Familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit. Familjarët dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish – bashkeshorti i Mynevere Karabollaj( Myrtaj) ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23- vjecar Flonino Merkuri.

Pas ngjarjes së rëndë gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar. Dajua i 23- vjeçarit Tajar Osmani mes dhimbjes thotë se ngjarjen e mësuan gjatë natës dhe tregon se vrasja e 23- vjecarit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit te tij dhe ish – bashkëshortit të 37- vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e te dyja paleve.

“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish-bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish-burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja.


Shtuar 22.11.2022 13:36