Shumë vite më parë këngëtari
Sidrit Bejleri ka përjetuar një nga çastet më të trishta të jetës së tij, siç ishte dhe humbja e vogëlushes së tij Sofia.
Vogëlushja tashmë do të ishte dhjetë vjece dhe për herë të parë
Bejleri i ka dedikuar një status plot ndjenjë dhe dhimbje për humbjen e saj verën e kaluar.
Postimi i plotë i këngëtarit
Sidrit Bejleri:
“Kjo është Sofi
Sidrit Bejleri.
Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë
Zoti!
Sot do mbushte 10 vjeçe, por
Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha...
Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha
Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t'ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij...
Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës...
Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.
Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!
I ftuar në “Shqiptarët për shqiptarët” këtë javë dhee i përlotur në studio, vetë këngëtari
Sidrit Bejleri tha:
Doja të tregoja si mund të përballohet dhimbja. S’ishte e thjeshtë për t’u kaluar, por me njerëz e kalova. Me mbështetjen e Elvisit kalova atë ngjarje të rëndë”.
/albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018,
ora 23:59