Asnjë humbje jete nga Covid-19 në Kosovë, sa raste aktive janë të gjithë vendin

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 34 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot, janë shëruar 18 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.469.Në total numri i rasteve aktive është 666.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.637 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.736 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë/albeu.com


Shtuar 24.03.2022 15:10