Humbi këmbën pas komplikacioneve në operacion, ish-Miss Universi aktive në rrjet (FOTO LAJM)

Një bukuroshe kolumbiane që ka konkuruar në Miss Universe u detyrua të gjymtonte këmbën e saj pas komplikacioneve të një operacioni për të hequr në masë në barkun e saj.

32 vjeçarja Daniella Alvarez, u tregoi fansave të saj për operacionin dhe më vonë shkruante se “gjaku nuk po mbërrin” në këmbë, çka detyroi doktorët ta gjymtonin atë.

Ajo tha se kishte shkuar në spitalin Fundacion Cardioinfantil në kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota për të hequr një masë që kishte dalë në barkun e saj.

Gjatë operacionit doktorët kuptuan se masa ishte mbështjellë rreth aortës kryesore dhe ajo pësoi një ishemi, pra mos furnizim të mjaftueshëm me gjak të një organi ose pjese të trupit.

Alvarez ishte kurorëzuar Miss Kolumbia në 2011 dhe më pas përfaqësoi vendin e saj në Miss Universe 2012.

Ajo nuk fitoi por me këtë mori një vend si prezantuese në televizion dhe tashmë ka 1.6 milionë ndjekës në Instagram.

Pas gjymtimit Alvarez është mjaft aktive në rrjet duke inspiruar shumë të tjerë me pozitivitetin e saj. ajo shpërndan foto të vetes dhe të afërmve ku gjithahtu dhe partneri i saj është mbështetja më e madhe.

Ajo i shoqëronte foto me një lutje për Virgjëreshën Mari “që gjithmonë më ka qëndruar pranë” dhe se “paqja e optimizmi” për situatën i kanë ardhur nga Zoti.

Alvarez shtonte: “Muajt që vijnë do të jetë të vështirë, por e dua trupin tim njëlloj si më parë. E di se me dorën e Zotit do të eci përpara”.

Ajo shtonte se do të marrë së shpejti një këmbë prostetike në mënyrë që të vazhdojë “të kërcej, të vrapoj t’i jap biçikletës dhe të bëj gjithçka që dua”.
Shtuar më 03/10/2020, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori