Humbi ekuilibrin, Luana mund të kishte shkatërruar emisionin (VIDEO)
Të dielën e kaluar u transmetua emisioni i radhës i Luana Vjollcës në “Top Channel”, ku një incident i ndodhur në skenë, mund të kishte shkatërruar spektaklin.

Momentin në fjalë e ka ndarë së fundmi vetë Luana në Instagram, e cila teksa qëndronte në vendin e saj, pengohet me një shkallë që kishte pas vetes.

Falë fustanit tepër të ngushtë, prezantuesja nuk ka pasur mundësi ta kapërcejë pas shkallën, duke humbur ekuilibrin.

Mirëpo, menjëherë në ndihmë të saj kanë ardhur kapitenët e skuadrave, Edi Manushi dhe Gent Hazizi, të cilët e kanë mbajtur në kohë duke shmangur një rënie të keqe. /albeu.com/



Shtuar më 08/11/2017, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori