Lewandowski: Xavi është shumë i ngjashëm me Guardiolën, ata mendojnë për futbollin në të njëjtën mënyrë

Robert Lewandowski vuri në dukje ngjashmëritë mes Xavi-t dhe Pep Guardiolës.

“Filozofia e Guardiolës në Bayern, stili i tij për t’u kujdesur për ekipin dhe për ta menaxhuar atë, mendoj se të kujtonte atë që ishte në Barça. Xavi është shumë i ngjashëm me Guardiolën. Ata të dy luajtën në pozicionin e gjashtë, punuan së bashku. Ata mendojnë për futbollin në të njëjtën mënyrë.

Me atë lloj përvoje, Barça ishte opsioni i vetëm për mua. Dhe ishte një përgatitje e shkëlqyer. Nuk fola me Guardiolën deri në nënshkrimin e kontratës. Por koha me të në Bayern është një përgatitje e shkëlqyer për të shkuar te Barça.

I gjithë stafi ishte spanjoll, ishin tetë spanjollë në formacion. Gjatë asaj periudhe kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Thiago Alcantara dhe Javi Martinez. Të dy më uruan kur nënshkroi kontratën me Barçën”, tha sulmuesi polak në një intervistë për Sport. /albeu.com/


Shtuar 9.08.2022 22:18