"Humba 7 njerëz të afërm", Evi Reçi jep mesazhin prekës në emisionin e saj (VIDEO)
Këngëtarja e njohur Evi Reçi ka humbur shtatë persona të afërt nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ka vendosur të flasë për këtë tragjedi të madhe në emisionin e saj.

Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.

E prekur nga kjo ngjarje, këngëtarja ka dhënë mesazhin e rëndësishëm se është bërë më e fortë se kurrë dhe ka kuptuar sa shumë vlen jeta.

“Asgje nuk me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurre.”- shkruan Evi krahas videos së shkëputur nga emisioni i saj “Vizioni i pasdites”.

Shtuar më 03/12/2019, ora 08:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori