Humb ekuilibrin, këngëtarja serbe thyen të dyja krahët pasi bie nga tarraca
Pushimet e saj nuk kanë shkuar aspak mirë, ndërsa ka përfunduar me të dyja krahët e thyera. Bëhet fjalë për një këngëtare serbe, e cila pasi kishte humbur ekuilibrin, ishte rrëzuar nga tarraca e një hoteli.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së mjekëve ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ka qënë këngëtarja serbe Lepa Brena, e cila të premten është rrëzuar nga tarraca e një hoteli, duke thyer të dyja krahët.

Doktorët të cilët kanë kryer ndërhyrjen, kanë bërë me dije se së shpejti ajo të lërë spitalin. Këngëtarja ka postuar në Twitter, një foto të sajën shtrirë në krevatin e spitalit, ndërsa pranë saj ndodhen njerëzit e saj më të shtrenjtë.

Bëhet me dije se çifti ka qënë me pushime në Kroaci, ku pasi kanë ngrënë mëngjesin, Lepa është afruar pranë cepit të tarracës. Pasi ka humbur ekuilibrin, ajo ka rënë. /albeu.com/

Shtuar më 29/07/2014, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori