Huffington Post zbërthen mesazhin, ja pse Loredana mbajti syzë gjatë konferencës
Reperja nga Kosova Loredana Zefi u akuzua për zhvatjen e 900.000 frangave të nëj çifti zviceran në bashkëpunim me të vëllain. Të premten e shkuar ajo ka dhënë një konferencë për shtyp në Prishtinë ku është munduar të shfajësojë veten duke pohuar se paratë i ka marrë, por jo në kushte imponimi. Kjo ngjarje ka shkaktuar impakt dhe në median botërore aq sa është analizuar dhe sjellja e saj në konferencë.

Shumicës i kanë bërë përshtypje syzet e Loredanës në konferencën për shtyp në Prishtinë, ku sqaronte akuzën për mashtrim dhe zhvatje parash. Edhe pse në një ambient të mbyllur, Loredana zgjodhi të vendoste një palë syze dielli të mëdha. Ky veprim i saj është analizuar nga gazetarët e “Huffington Post”, të cilët shprehen se kur një person vendos syze dielli në një ambient të mbyllur, ai po përpiqet të fshehë identitetin e tij ose një pjesë të fytyrës.

Gjithashtu, ky veprim konsiderohet si një veprim pushteti, pra personi kërkon të tregojë pushtet me anë të syzeve të vendosura në një ambient të mbyllur. Gjithashtu, përdorimi i markave luksoze është për të frikësuar personat që ka përballë. Pra, jo më kot Loredana vendosi syze dielli në konferencën për shtyp. Ky veprim paska mesazhe për të dhënë.
Shtuar më 12/05/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori