Hueyda ka një dedikim: Prej disa minutash nuk rresht se kujtuari ata qe me kane tradhetuar
Hueyda El Sayed ka publikuar një status ditën e sotme ndryshe nga herët e tjera.

Teksa përshkruan përsëri ndjesitë negative që përjetoi kur u tradhëtua nga ish-partneri i saj francez, ajo në fund i thotë ishit “qofsh i parajsës”, duke simbolizuar kështu vdekjen shpirtërore të tij tek ajo.

Siç na tregon balerina, viti 2017 paska qenë shumë negativ për të, ndërsa shpreson që 2018 do të jetë viti i saj. Sigurisht ajo nuk rresht së përmenduri djalin e saj Gabrielin, si dashurinë më të madhe që ka. Ajo përmend tradhëtinë, vdekjen dhe dhimbjen e madhe.

Postimi i plotë:

Eshte ora 7 e mengjesit e ndersa pres me padurim te degjoj zerin më me jete per mua ne kete bote i cili si cdo mengjes do te me thote : «Mami eja, u zgjova une.», prej disa minutash nuk rresht se kujtuari ata qe me kane «tradhetuar» (me te dashuren «Zonjen Vdekje»). Dhimbja eshte aq e madhe sa mund te qaj tere mengjesin e dreken bashke, por zeri melodioz i Gabrielit te sapo zgjuar me dikton qe do te beja me mire t’i kushtoja vemendje atyre qe kisha ende prane… Ata qe adhuroj, qe i dua, familjes sime, miqeve (familja qe une kam zgjedhur te kem), ata qe vertet nuk i shoh çdo dite, por qe e dime sa shume e duam njeri-tjetrin… Jeta eshte shume delikate, koha vrapon dhe çdo minute eshte shume i vyer, ndaj dua ta jetoj kohen e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej qe me duan aktualisht…
#Gabrieljetaime
#IParajsesqoftshMichelCarcassonne
*** Mezi po pres qe te mbaroj 2017a. 2018 do te jete viti im, e di. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori