Hoqi fotot me bashkëshortin dhe bëri veprimin e çuditshëm, misteri habit fansat
Blake Lively ka bërë lëmsh gjithë dynjanë ditën e djeshme. Aktorja njihet për të qenurit mjaft aktive në Instagram, derisa krejt papritur fshiu çdo foto dhe bëri unfollow këdo, madje madje edhe vetë bashkëshortin, Ryan Reynolds.

Momentalisht llogaria e këngëtares është private, në bio shkruhet “What happened to Emily” [Çfarë ndodhi me Emily- në] dhe aktorja ndjek vetëm 28 njerëz me emrin Emily Nelson.

Për një moment të gjithë menduan se dikush, një Emily ndoshta kishte hakuar Instagram- in e artistes derisa u kujtuan se në fakt u kishte shpëtuar një detaj i vogël, jo pak i rëndësishëm.

Së shpejti do të dalë filmi “A simple favor” ku gjejeni pak çfarë. Lively luan rolin e një gruaje që zhduket krejt papritur dhe quhet Emily Nelson. Goxha marketing i zgjuar apo jo?

Kaq është dashur dhe batutat kanë shpërthyer kudo në internet.

Ndërkohë të gjithë Emily- të e ndjekura nga Blake janë revoltuar publikisht duke u shprehur se përse dreqin po i ndjek Blake Lively? Mos ia kanë vjedhur gjë?

Se çfarë po ndodh vërtet, kjo duhet parë.
Shtuar më 01/05/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori