Hodhi foto shtatzënë, Elita kryqëzohet nga fansat pasi dallojnë detajin në foto

Pëlqej
Elita Rudi është pak muaj larg ardhjes në jetë të fëmijës së saj dhe Gjikos.

Edhe pse në fillim, ajo e mohoi, pak ditë më parë Elita e konfirmoi në klipin e ri "Distanca" ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur në shtrat me Gjikon.

Tanimë Elita nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur dhe sot ka postuar disa foto të reja e veshur me fustan të zi dhe taka.

Pikërisht këto të fundit kanë bërë që moderatorja të kritikohet nga fansat duke qenë se takat janë të ndaluara gjatë shtatzënisë. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2018, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori