Hiti i Selena Gomezit u krijua për Rita Orën
Këngëtarja Rita Ora ka performuar në Coachella dhe dalja në skenë për të kishte një rëndësi të cilën të pranishmit nuk e kuptuan.

Ylli me prejardhje nga Kosova në vend të hiteve të saj këndoi këngën “It Ain’t Me”, e cila është realizuar në bashkëpunim të Kygos me këngëtaren Selena Gomez.

Rita ka treguar se kënga që ka arritur 450 milionë klikime në YouTube ishte e shkruar për të, prandaj nuk e kishte të vështirë që ta këndonte edhe në Coachella.

“Kemi punuar së bashku për një kohë dhe kur ai [Kygo] më telefonoi, nuk mund ta refuzoja”, ka thënë Rita Ora.

“Ai më pyeti nëse mund t’ia bëja një të mirë dhe ta këndoja këngën. Më pëlqeu ajo këngë. Ishte i shkruar nga ekipi im, prandaj e dija. Ishte e lehtë [ta këndoja]”, ka shtuar ajo.

Kënga jo vetëm që ishte shkruar nga i dashuri i Rita Orës, Andrew Watt, por tema e hitit të Selena Gomezit ishte për lidhjen e këngëtares shqiptare me producentin Watt.
Shtuar më 18/04/2018, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori