Historia tragjike e familjes në Bubq, të cilës Bebe Rexha do t’i ndërtojë shtëpi të re
Pas tërmetit të fuqishëm që shkatërroi vendin tonë, këngëtarja Bebe Rexha u nis menjëherë drejt Shqipërisë për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Ajo ka mbledhur 85 mijë dollarë për personat e prekur, me të cilat do të ndërtojë shtëpitë e dy familjeve në Bubq.


Bebe ka zgjedhur familjen Musa dhe familjen Bushi për t’i ndihmuar, ndërsa Bes Kallaku ka treguar historinë e trishtë të familjesMusait.

Bebe Rexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili pervec shkaterrimit te natyres ka kohe qe eshte i shkaterruar shpirterisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe me pas djali. Vajza i la jetime 2 femije te cilet jetojne me Musain dhe Sabijen. Djali para se te nisej heren e fundit ne Itali i tha Musait, heren tjeter qe do vij nga Italia do bojme shpine e re ne fshat bab. U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin.

Lavdia e Zotit, sjell @beberexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke. Bekimin e tgjithve ke @beberexha. Bekuar qe erdhe dhe kush te solli. Musait i kishte ngelur vec ajo peme portokalli dhe me aq mundi ta falenderonte.
Lavdia e Zotit. Amen.”- shkruan Besi krahas fotove.
Shtuar më 02/12/2019, ora 23:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori