Zelensky i dhuron Joe Biden një medalje nga një ushtar ukrainas në Bakhmut

Presidenti ukrainas tha se një kapiten me të cilin takoi dje në qytetin lindor i kërkoi atij t’ia jepte medaljen e tij ushtarake Presidentit të SHBA duke e quajtur atë “trim”.

Zelensky ia dorëzoi medaljen Presidentit i cili u përgjigj: “çfarë nderi i madh”.

“O Zot të dua… E pamerituar por shumë e vlerësuar,” shtoi ai.

Biden i kërkoi homologut të tij ukrainas që t’i kthente një monedhë sfide ushtarit.

Qyteti Bakhmut i kontrolluar nga ukrainas është përballur me bombardimet ruse prej muajsh. Sulmet në qytet e kanë dëmtuar rëndë atë.

Joe Biden ka postuar në Twitter një foto të tij dhe presidentit ukrainas me titullin “Amerika ju mirëpret zoti President”.

Dyshja do të mbajnë një konferencë shtypi përpara se Volodymir Zelensky të shkojë në Capitol Hill për të folur në një mbledhje të përbashkët të Kongresit.

Është hera e parë që të dy liderët janë takuar personalisht që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.