Hersi Matmuja, fituese e festivalit të këngës në RTSH (VIDEO)
Hersi Matmuja
Ka patur vlerësime të ndryshme rreth këtij festivali të muzikës së lehtë, më i vjetri në Shqipëri, por gati të gjithë çmojnë pozitivisht realizmin drejtëpërdrejtë të këngëve, ç'ka e bëjnë atë unik.

Kënga "Zemërimi i një nate" e kënduar nga Hersi Matmuja u shpall fituese e edicionit të 52-të të festivalit në Radio Televizionin Shqiptar. Kjo këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

"Ka qenë festivali i parë që unë e kam shijuar shumë këtë skenë dhe përmes këngës jam përpjekur të dhuroj atë që unë ndjej" tha këngëtarja e re pas marrjes së çmimit. Një vitm më parë Hersi Matmuja zuri vendin e tretë në festival me këngën “Kush ta dha këtë emër”.Çmimin e dytë të festivalit të këtij viti e ka fituar Klodian Kaçani me këngën "Me ty", ndërsa çmimin e tretë e ka fituar Saimir Braho me këngën e titulluar "Grua". Fituesit u përzgjodhën nga 16 këngë të paraqitura nga krijues të ndryshëm të trevave shqiptare, prej një jurie prej emrave të njohur të muzikës, letërsisë dhe artit skenik. Ka patur vlerësime të ndryshme rreth vlerave që përcjell ky festivali i muzikës së lehtë, më i vjetri në Shqipëri, por gati të gjithë çmojnë pozitivisht realizmin drejtëpërdrejtë të këngëve, ç'ka e bëjnë atë unik.

Lista e këngëve pjesëmarrëse në festivalin e 52-të të RTSH-së:
Zemërimi i një nate (One night’s anger) – Herciana Matmuja
Jam larg (I’m far away) – Besiana Mehmeti and Shkodran Tolaj
Kthehu (Come back) – Luiz Ejlli
Një ditë shprese (One hopeful day) – Frederik Ndoci
Jeta në orën 4 (Life at 4 o’clock) – Orges Toce
Me ty (With you) – Klodian Kacani
Natë e pare (First night) – Venera Lumani dhe Lindi Islami
Mikja ime (My friend) – Blerina Braka
Ëndërrat janë ëndërra (Dreams are dreams) – Xhejsi Jorgaqi
Kur qielli qan (When the sky cries) – Xhejn & Enxhi Kumrija
Princesha (The Princess) – Lynx
Ti mungon (You’re missing) – Marjeta Billo
Grua (Wife) – Sajmir Braho
Në zemër (In the heart) – Rezarta Smaja
Vetëm për ty (Only for you) – Saviana Verdha dhe Edmond Mancaku
Nuk e di (I don’t know) – Renis Gjoka
Shtuar më 29/12/2013, ora 21:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori