"Hera e parë ishte e dhimbshme", këngëtarja shqiptare flet pa doreza
Pëlqej
Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të sinqerta shqiptare, dhe kështu ka qenë edhe këtë herë.

Gjatë intervistës, moderatori Ermal Peçi po i tregonte Anxhelës se publiku e do shumë këngën e saj të parë "Ishe mbret" dhe vazhdoi duke thënë: "Sepse është hera e parë dhe mbahet mend për këdo. Si ka qenë hera jote e parë?"

"E dhimbshme", u përgjigj Anxhela dhe Ermali nisi të qeshte me lot. "Hera e parë në skenë", e rregulloi pyetjen moderatori.

"Faktikisht është një këngë që e kam nxjerrë në periudhën kur studioja në Liceun artistik, nuk e dija reagimin e njerëzve sepse nuk kisha dal në koncert. Kur e kam kënduar këtë këngë në koncertin tim të parë dhe kur njerëzit e këndonin kam përjetuar një emocion shumë të madh. Aty e kam kuptuar që njerëzit më njohin"./albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori