Heq tutat sportive por jo gërshetat, Rita Ora ndez Stambollin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Suksesi i Rita Orës nuk ka të ndalur, ndërsa gjatë një koncerti të mbajtur në Stamboll ajo ka shkëlqyer si gjithmonë. Këngëtarja e cila njihet tashmë për stilin e saj sportiv, ndonëse ka pasur edhe disa incidenteve të vogla, është vënë re sërish me të njëjtën model flokësh.

Prej daljes së saj më të fundit në tapetin e kuq, këngëtarja ka dhënë një sërë shfaqjesh, por modeli i flokëve është i njëjtë. Ende nuk dimë pse ajo nuk heq dore prej gërshetave të saj, ndërsa dukej e magjishme. 23-vjeçarja është pritur me ovacione nga publiku turk, ndërsa nuk kanë munguar edhe skenat provokuese. Rita është duke korrur sukses me këngën e saj më të fundit, që e ka kënduar në bashkëpunim me Iggy Azalea. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori