"Hazall" u infektua me koronavirus, të gjithë po kritikojnë të dashurin e aktores (FOTO LAJM)

Aktorja Alina Boz pak ditë më parë konfirmoi se ka dalë pozitive me koronavirus. Ajo u karantinua në shtëpi dhe bëri të ditur se është mirë me shëndet.

Ndërkohë që Alina është infektuar, i dashuri i saj, këngëtari Mithat Can Ozer është kritikuar për veprimin e tij.

Ai është parë në rrugë duke shëtitur qenin dhe nuk kishte vendosur maskë duke thyer rregullat e duke vendosur në rrezik jetën e tij. Kur u pyet nga gazetarët, këngëtari tregoi se e ka bërë testin dhe është mirë. Madje ai tha se edhe Alina tashmë është mirë dhe ka nisur xhirimet e serialit.

Alina Boz u bë e njohur në vendin tonë me rolin e “Hazallit” në serialin “Fate të kryqëzuara” e më pas luajti rolin e “Azrës” në serialin “Mos ma lësho dorën”. Aktualisht aktorja po xhiron për një serial të ri që transmetohet në Turqi.

Shtuar më 21/09/2020, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori