Aktorja e njohur turke
Alina Boz është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke e më pas është konfirmuar edhe nga vetë
aktorja simpatike.
Alina është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar për të frenuar përhapjen e virusit.
Përmes një postimi në Instagram,
aktorja ka falenderuar të gjithë fansat për
mesazhet e shumta pasi ishin shqetësuar për gjendjen e saj.
“Pas një kontrolli rutinë dola pozitiv me Covid 19. Gjendja ime shqndetësore është e mirë dhe do vazhdoj trajtimin në shtëpi. Faleminderit për
mesazhet tuaja”-shkruajti
aktorja.
Kujtojmë që
Alina Boz e njohim nga roli i “Hazallit” në
serialin “Fate të kryqëzuara” dhe “Azra” në
serialin “Mos ma lësho dorën”.
Shtuar më 08/09/2020,
ora 10:24