"Hazall" infektohet me COVID-19, si është gjendja e aktores (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur turke Alina Boz është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke e më pas është konfirmuar edhe nga vetë aktorja simpatike.

Alina është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar për të frenuar përhapjen e virusit.

Përmes një postimi në Instagram, aktorja ka falenderuar të gjithë fansat për mesazhet e shumta pasi ishin shqetësuar për gjendjen e saj.

“Pas një kontrolli rutinë dola pozitiv me Covid 19. Gjendja ime shqndetësore është e mirë dhe do vazhdoj trajtimin në shtëpi. Faleminderit për mesazhet tuaja”-shkruajti aktorja.

Kujtojmë që Alina Boz e njohim nga roli i “Hazallit” në serialin “Fate të kryqëzuara” dhe “Azra” në serialin “Mos ma lësho dorën”.

Shtuar më 08/09/2020, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori