Harry dhe William marrin masa për të shmangur sherrin mes grave
Tashmë prej kohësh në mediat britanike, flitet se natyra rebele e Meghan Markle ka shkaktuar një krisje mes dy vëllezërve.

Prince William në një dokumentar ka rrëfyer se nuk ishte dakord që marrëdhënia e Harryt me Markle të ecte aq shpejt.

Për sa raportojnë mediat angleze, javët e ardhshme, bashkëpunëtorët e përbashkët do të ndahen për të kënaqur më mirë nevojat e ndryshme të dy dukeshave dhe për të shmangur zënkat e padëshirueshme në familje.

Meghan dhe Kate do të mund të japin urdhra dhe direktiva pa pasur frikë se tjetra po i merr kompetencat.

Tabloidët britanikë drejtojnë gishtin kundër gruas së Harryt, e cila muajt e kaluar ia ka vështirësuar shumë jetën bashkëpunëtorëve të saj.

Pallati, nga ana tjetër, ka kërkuar me të gjitha mënyrat ta bëjnë t’i përshtatet rregullave të tij, por këshillat e asistentëve bien shpesh në ‘vesh të shurdhët’ dhe krijojnë frustrim mes anëtarëve të stafit.

Një karakter aspak i lehtë për t’u përballuar, i cili i ka dhënë asaj edhe titullin jo shumë të lavdishëm si “Dukesha e vështirë”.

Lindja e fëmijës së parë, do sjellë vallë paqe në familje?
Shtuar më 17/02/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori