Aq shumë shkruajmë dhe lexojmë për familjen mbretërore, sa besojmë se jeni në dijeni për faktin që mbretërorët nuk lejohen të kenë rrjete sociale. @KensingtonRoyal ishte e vetmja
llogari zyrtare në Instagram, që poston foto dhe video nga aktivitetet e familjes mbretërore. Por jo më!
Ndryshe nga Kate dhe William, duka dhe dukesha e Sussex-it, a.k.a princ
Harry dhe
Meghan Markle, kanë tashmë një
llogari të tyren - @SussexRoyal.
“Mirë se vini në Instagram-in tonë zyrtar. Shpresojmë të ndajmë bashkë punën që drejtojmë, çështjet që mbështesim, njoftime të rëndësishme dhe mundësinë për të ndezur një dritë në problematika kyçe. Ju falenderojmë për mbështetjen dhe ju urojmë mirëseardhjen në @SussexRoyal.” –
Harry dhe
Meghan.
Në vetëm një orë, faqja zyrtare ka më shumë se 362 mijë ndjekës. Cool.
Shtuar më 02/04/2019,
ora 22:09