Harron Rihanna-n, DiCaprio nuk i ndahet bjondeve
Pas thashethemeve për një romancë të mundshme me Rihanna-n, DiCaprio është parë në shoqërinë e një tjetër bjondeje. I është dashur këngëtares që të bënte përgënjeshtrime, e ndërsa aktori e demostron këtë me vepra.

Aktori i cili pak kohë më parë i dha fund lidhjes me modelen bjonde Toni Garrn, është shfaqur në shoqërinë e një tjetër modeleje, po bjonde.

Ajo është Kelly Rohrback, modele e “Sport Illustrated” me të cilën DiCaprio është parë duke qëndruar shumë pranë në të paktën dy raste.

Lajmi në fjalë raportohet nga "Fox News", megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar për një lidhje mes tyre. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2015, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori