“Je gati të sundosh botën”, Sara Hoxha i bëri Lorit urimin që do ta mbajë mend gjatë

Dy motrat Sara dhe Lori Hoxha kanë treguar se janë të pandara. Jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në intervista të ndryshme ato kanë treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

Sot, Lori feston ditëlindjen, dhe sigurisht nuk kanë munguar urime nga ndjekësit, miq e të afërm, por vëmendjen na i ka marrë ky mesazh i ndjerë i Sarës, e cila ka zgjedhur jo vetëm fjalët më emocionuese, por njëkohësisht edhe më inkurajuese për motrën.

“Përgjatë viteve të kam parë të bëhesh njeriu që gjithmonë kam uruar të jesh. Një njeri i sigurt në hapat që hedh, që s’ka nevojë për askënd që t’i tregojë rrugën, që e di mirë sesa i pastër është shpirti i saj dhe se bën gjithçka që ta mbajë të tillë. Sot ti je gruaja që mund të sundosh gjithë botën. Dhe kur vjen puna tek ne të dyja, do të jetë gjithmonë kështu, ti mban dorën time dhe unë tënden”, shkruan Sara ndër të tjerash për Lorin, duke i sugjeruar të vazhdojë të jetë e tillë.

Urimi i ndjerë na tregon edhe një herë sesa me fat janë të gjithë ata që kanë motra, sepse në fund të fundit, pavarësisht gjithçkaje, nuk mbeten kurrë vetëm, ashtu si Sara e Lori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)


Shtuar 19.10.2021 12:34